Flash News

KRYESORE

A do ta rrëzojë shumica dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar? Çfarë thotë Gramoz Ruçi para gazetarëve

A do ta rrëzojë shumica dekretin e Presidentit për Teatrin

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me dekretin e presidentit për Teatrin Kombëtar, pasi në korrik të këtij viti e ktheu edhe një herë për votim në parlament.

I pyetur nëse  do ta rrëzojë shumica dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar më datë 20 shtator, kur u shty në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve një ditë më parë, Ruçi u shpreh i rezervuar dhe tha se ai ndodhet para tyre jo si përfaqësues i mazhorancës.

“Unë nuk e di sepse nuk jam si përfaqësues i mazhorancës, por i Kuvendit. Duhet të më kurseni këto pyete që mi keni bërë edhe herë tjetër. Përfaqësoj maxhorancën, por jam kryetar i Kuvendit. Le të presim lidhur me interesimin e pyetjes tuaj për datën përkatëse se kur do të miratohet vendimi”, u shpreh Ruçi.

Të fundit