Flash News

KRYESORE

A do ta shkarkojë mazhoranca Ilir Metën? Balla: Mëkati i presidentit është i qartë si drita diellit, pse i shtrij dorën opozitës së re

A do ta shkarkojë mazhoranca Ilir Metën? Balla: Mëkati i

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla deklaron se Komisioni i Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta vijon punën, ndonëse afati i tij skadon në 30 korrik.

Në një dalje për mediat, Balla thotë se shkarkimi i presidentit nuk ka qenë qëllim në vetvete. Ndërsa ndalet te opinionet e fundit të Komisionit të Venecias, Balla i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës parlamentare për modalitetet.

“Shkarkimi i presidentit nuk ka qenë qëllim në vetvete. Komisioni hetimor parlamentar i inicuar me kërkesë të 55 deputetëve është një komision që po vijon punën. Ka patur një objekt të punës hetimore disa çështje me rëndësi.

Opinioni lidhur me çështjen  e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese ka një vakum. Lidhur me aktin e presidentit të mos i ofruar betimin një anëtari, Venecia thotë të zgjidhet me ndryshimet në Kushtetutë. Bashkë me opozitën parlamentare gjej rastin ti shtrij rastin e bashkëpunimit për modalitetet për ta adresuar. Venecia është e qartë sepse ne të ardhmen Kuvendi, apo presidenti nuk kanë të drejtë që pasi ka skaduar afati 30 ditor të mos i ofrojë betimin një anëtari.

Do sugjeroj që Komisioni të vazhdojë punën. Mesa di afati skadon në 30 korrik dhe për shkarkimin e presidentit besoj se mëkati i Metës lidhur me Kushtetutën është i qartë si drita diellit e lidhet me aktin joligjor të dekretit të datës së zgjedhjeve në 30 qershor.

Shkarkimi nuk kërkon vetëm 94 vota por certifikim nga Gjykata kushtetuese. Më rëndësi për ne të kemi një gjykatë kushtetuese se sa shkarkimi i presidentit si qëllim në vetvete”,  thotë Balla.

Të fundit