Flash News

KRYESORE

A do të anëtarësohet Shqipëria në BE në 2025? Përgjigja e komisionerit Hahn lë pak hapësira për dyshime

A do të anëtarësohet Shqipëria në BE në 2025?

Komisioneri për zgjerimin në BE, Johannes Hahn u shpreh i kënaqur me progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor pas publikimit të progres raportit nga Bashkimi Europian.

Në një interviste për "Deutche Welle", Hahn vlerësoi miratimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, por theksoi se duhet të zbatohet.

“Ka përparime në fushën e sundimit të ligjit, në luftë kundër korrupsionit, në zhvillimin ekonomik. Ajo që do të na pëlqente të shihnim do të ishte një histori e qëndrueshme suksesi në sektorë të caktuar. Prandaj preferoj të flas për një proces dhe jo për negociata: nuk është fjala që të mbarojmë pika të ndryshme dhe të themi: kemi miratuar këtë ose atë ligj. E rëndësishme është që në fund të fundit ato t'i zbatojmë. Dhe këtu ne dëshirojmë të shohim më shumë përparime në luftën kundër korrupsionit, si dhe një drejtësi më të fortë, më të pavarur dhe më transparente. Një shembull është Shqipëria: atje miratuan një reformë shumë të gjerë të drejtësisë dhe tani janë në fazën e zbatimit”, ka pohuar Hahn.

I pyetur nga gazetarja  Barbara Vesel nëse do të jetë anëtarësuar Ballkani Perëndimor dëri në vitin 2025 në Bashkimin Europian, Hahn theksoi se nuk është e pamundur, por tingëllon është një objektiv shumë ambicioz. “Në nivelin politik kjo tingëllon shumë e largët - e tillë edhe duket. Kjo do të thoshte që deri në vitin 2023 të jenë mbyllur negociatat. Në parim është e bëshme, por është një objektiv shumë ambicioz”, sqaroi Johannes Hahn.

Në fund, Hahn bëri edhe një apel për politikanët e rajonit që të lënë mënjanë popilizmin dhe nacionalizmin. “Këto shtete duhet të na dëshmojnë se edhe kultura e tyre politike po ndryshon në drejtim pozitiv. Këtu bën pjesë që të mos jesh nacionalist ose populist, por që të kontribuosh për projektin më të madh evropian”.

Të fundit