Flash News

KRYESORE

A do të bëni ndryshime në qeveri? Rama: S’jam i kënaqur me asnjë ministër

A do të bëni ndryshime në qeveri? Rama: S’jam i

Kryeministri Edi Rama ka shuar një tjetër kuriozitet, gjatë intervistës së dhënë për emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Ndërsa u pyet nëse ishte i kënaqur apo jomë punën e ministrave të kabinetit të tij qeverisës gjatë këtij mandati, Rama u shpreh se nuk e ka marrë pritshmëritë me punën e asnjërit prej ministrave.

“Nuk jam i kënaqur me punën e asnjërit, duke filluar që nga vetja ime. S’jam  i kënaqur me askënd. Unë nuk kënaqem asnjëherë”, u shpreh shefi i qeverisë, ndërsa menjëherë më pas u pyet se a do të bëjë ndryshime në qeveri.

“Kjo është për ne, për publikun është me rëndësi ekonomia, punësimi, shëndetësia etj si këto”, u shpreh Rama, i cili pak muaj më parë pati paralajmëruar se në shtator priten ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, referuar punës së tyre në terren.

Të fundit