Flash News

KRYESORE

A do të japë dorëheqjen Ilir Meta? Presidenti i prerë: Këtu më keni deri në 24 korrik 2022, dakord?

A do të japë dorëheqjen Ilir Meta? Presidenti i prerë:

Presidenti Ilir Meta u ka dhënë fund zërave se ka nisur procedurat e dorëheqjes në kulmin e krizës politike që ka përfshirë vendin prej muajsh.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës që mbajtur në orët e para në presidencë, Meta u shpreh i bindur se jo vetëm që nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, por se do jetë në këtë post deri në fund të mandatit.

Madje, sipas tij, nga ky institucion do të nisë edhe ringritja e Republikës.

“Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por është i Republikës së Shqipërisë. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi nga këtu do të fillojë ringritja e Republikës, dhe nuk do të bëhet vendi koloni e asnjë fondacioni ndërkombëtar, është vend që i takon gjithë shqiptarëve, ndaj këtu do të keni deri në 24 korrik të vitit 2022, dakord?”, u përgjigj Meta.

Të fundit