Flash News

KRYESORE

A do të jetë kandidat për deputet? Berisha: Nga beteja nuk tërhiqem kurrë, Ruli viktimë e mençurisë së tij

A do të jetë kandidat për deputet? Berisha: Nga beteja nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, Genc Rulit, i cili tha se secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij.

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.” tha para disa muajsh Ruli për Berishën.

Ish-kryeministri ka thënë se Ruli bie ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij dhe se ngatërron betejën me karrierën.

“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera. Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij” tha Berisha në Syri Tv.

I pyetur nëse do të vazhdojë betejën në Kuvend si deputet, Berisha tha: “Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”.

Të fundit