Flash News

KRYESORE

"A do të ketë një paketë të tretë ekonomike?", Denaj flet për pagën e luftës: Kemi paguar më shumë njerëz se sa kishim planifikuar

"A do të ketë një paketë të tretë

Mbyllja e vendit për shkak të pandemisë së COVID-19 ndikoj rëndë ekonomikisht tek qytetarët. E ftuar në “Open”, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ka folur në lidhje me paketat e ndihmës të miratuar nga qeveria për t’ju ardhur atyre në ndihmë. Denaj theksoi se në paketën e parë qeveria ka paguar për më shumë individë se sa ishte menduar.

Kemi përgatitur paketën e parë ku ishin 64 mijë individë, që ishin deklaruar me pagë 0, ne kemi paguar 65 mijë vetë për prillin dhe qershorin. Kemi paguar më shumë se sa kishim planifikuar, gati 1.6 miliardë lekë.

Në paketën e dytë, janë përfshirë 176 mijë persona, ndërkohë kemi 160 mijë që e kanë marrë këtë pagë. Kemi pasur një problem me shtyrjen e afatit.

Janë 1200 biznese që nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre. Janë 65 mijë përfitues për 3 muaj, 167 nga 176 për paketën e dytë dhe ky proces besoj se do zgjidhet shumë shpejt.

Duhet dhe që bizneset të aplikojnë për punonjësit e tyre, të marrin pagën prej 40 mijë lekësh. Nëse ka biznese që kanë paguar 100% pagën dhe që nuk e kanë parë të arsyeshme për pagën 40 mijë, atëherë është punë për ta,” u shpreh Denaj.

E pyetur nëse do të miratohet një paketë e tretë ekonomike, Denaj u shpreh se nuk do të ketë një të tillë. Ndërsa shtoi më tej se po pregatitet një plan rimëkëmbje i cili do të prezantohet nga kryeministri Rama.

Nuk do të ketë paketë të tretë. Kemi zgjeruar paketën e dytë deri më datë 17 maj duke përshirë rreth 27 mijë punonjës. E kemi zgjeruar paketën deri më datë 17 maj sepse më datë 18 maj ka nisur hapja ekonomike. Kemi një plan rimëkëmbjeje por nuk quhet paketë. Për planin nuk mund të jap detaje sepse do ta prezantojë kryeministri’, tha Denaj.

Të fundit