Flash News

KRYESORE

‘A do të ketë zgjedhje të parakohshme?’, Basha u përgjigjet qytetarëve 'live' në Facebook

‘A do të ketë zgjedhje të parakohshme?’, Basha u

Kryedemokrati Lulzim Basha, nën moton po të dëgjoj", ka nisur një  bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetin social "Facebook".

Selia blu njoftoi se bashkëbisedimi do të nisë në orën 18:00, ku Basha do t'u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve live.

Aktualisht, kryedemokrati është duke ju përgjigjur disa prej tyre.

I pyetur nga një qytetar nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Basha tha:

“Uroj shumë, këto janë tre kërkesat kryesore që kemi. Së pari vendit t’i jepet mundësia për zgjedhje të parakohshme, së dyti që ky proces të garantohet dhe rregullat e lojës të jenë të barabarta për të gjithë dhe së treti këto rregulla të zbatohen. Për këtë arsye ne i qëndrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi paraqitur në 16 shkurtin e vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore”.

Të fundit