Flash News

KRYESORE

A do të ketë zgjedhje të parakohshme pas marrëveshjes për zgjidhjen e krizës? Si u përgjigj Gjiknuri

A do të ketë zgjedhje të parakohshme pas marrëveshjes

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha përsëriti sërish dje se zgjidhja e krizës politike do të vinte vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit te Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësues i PS tregon nëse do të ketë një zhvillim të tillë pas marrëveshjes PD, PS , LSI dhe opozitës në Kuvend.

“Zgjedhjet e parakohshme kanë vetëm një mënyrë se si zhvillohen. Atë e ka thënë edhe kryeministri sepse ai e ka në dorë dhe ka një mënyrë kur vet mazhoranca me vullnetin e saj shpërndan parlamentin kur ai humbet votëbesimin. Nëse në një situatë të caktuar mund të gjykojë kjo mazhorancë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme atë do ta vendosim kur të vijë momenti i duhur”, tha Gjiknuri, i ftuar në ‘Opinion’.

Në tryezë u ulën katër palë politike për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, po ashtu bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësuese e opozitës parlamentare, si dhe dy të mandatarit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrti Vasili.

Ata ranë dakord që diskutimi i reformës të zhvillohet jashtë parlamentit në tryezën politike të partive, si kusht i opozitës jashtë parlamentit, ndërsa kjo e fundit pranoi të ulej me Damian Gjiknuri, një figurë e kontestuar vazhdimisht si i përfshirë në shitblerjen e votave, pjesë dosjes 184.

Të fundit