Flash News

KRYESORE

A do të marrë pjesë PD në tubimin e thirrur nga Meta në 2 mars? Ish deputeti sqaron qëndrimin e demokratëve

A do të marrë pjesë PD në tubimin e thirrur nga Meta në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u pyet mbi qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me thirrjen e presidentit Ilir Meta një ditë më parë për një tubim me qytetarët më 2 mars në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

I ftuar në studion e “Dita jonë” në A2, Salianji tha se PD e mbështet “besëlidhjen” që ka thirrur presidenti, por ende nuk ka dalë me një qëndrim konkret.

“Ne mbështesim qëndrimet e kujtdo institucioni që i shërben interesave të qytetarëve, por ne nuk kemi një qëndrim për të dalë. Nuk është një protestë apo tubim i thirrur, është një takim në të cilin duhet të marrin pjesë të majtë, të djathtë... Nuk po them nëse do të jemi apo jo sepse do të jetë vendimmarrje e PD-së dhe opozitës nëse do të jetë. Mesa shoh unë, do të jetë përtej opozitës dhe një takim me qytetarët nga presidenti i republikës. Ne e mbështesim presidentin në qëndrimet e tij. Ne kur thërrasim protesta i thërrasim vetë”, u shpreh Salianji.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Meta ftoi kreun e PD, Lulzim Basha në takim ku e njohu me provat ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani dhe tentativave për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit