Flash News

KRYESORE

A do të mbyllemi sërish? Manastirliu tregon çfarë pritet të ndodhë në muajin gusht

A do të mbyllemi sërish? Manastirliu tregon çfarë pritet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në studion e Top Talk u pyet lidhur me mundësinë e një karantinimi të dytë në vend, referuar rasteve të shumta të të infektuarve në ditët e fundit.

Ministrja nënvizoi se nga parashikimet e ekspertëve mjekësore, pritet një shtim i rasteve të prekur me virusin në muajin gusht.

"Ne përpiqemi të jemi realistë në parashikimet, ne vlerësojmë që bazuar në situatën aktuale dhe shfaqjen e simptomave do të vijojë të ketë rritje edhe në muajin gusht. Do ballafaqohemi me rritje dhe po marrim të gjitha masat për të vijuar me forcimin e kapaciteteve spitalore dhe prandaj po hapim spitalin Covid-2. Jemi duke vijuar përgatitjen për t’u përballur me çdo situatë, por shpresojmë që edhe njerëzit të ndërgjegjësohen me rregullat që kemi vendosur, që nuk janë më preferenciale por të detyrueshme. Kjo është një luftë që duhet ta bëjmë për vete e për familjarët",  tha Manastirliu.

Ajo nuk e pohoi parashikimin e një mbylleje, por nënvizoi se duke parë numrin e lartë të rasteve ekspertët e shëndetësisë po bëjnë vlerësim dinamik në terren.

“Nuk parashikojmë të mbyllemi se po vlerësojmë situatën, dhe situata vlerësohet të jetë e kontrollueshme nga ekspertët tanë. Distancimi fizik është shumë i rëndësishëm dhe higjena personale",  tha ministrja.

Të fundit