Flash News

KRYESORE

A do të përjashtohet Dako nga PS pasi u shpall ‘non-grata’ nga SHBA? Sqaron i prerë Braçe

A do të përjashtohet Dako nga PS pasi u shpall ‘non-grata’

Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur për rastin e ish-kryebashkiakut të PS në Durrës, Vangjush Dako i cili u shpall nga DASH  ‘non-grata’ me akuzën e përfshirjes në korrupsion madhor.

Gjatë një komunikimi me mediat, Braçe u pyet nëse Dako do të përjashtohet nga strukturat e PS pas këtij vendimi nga ana e DASH.

Sipas Braçes çdokush duhet të përgjigjet para ligjit nëse ka një akuzë konkrete ndaj tij.

“Çdo akuzë e ngritur ndaj Dakos, apo kryetarë të partive politike, si është njëri nga kryetarët e opozitës, apo nën të, duhet të hetohet sipas ligjit. Askush nuk mund t’i shmanget ligjit. S’kemi ndërmend të ndërhyjmë në këtë proces, kur ka një akuzë konkrete, Secili do përballet me organet e drejtësisë në mënyrë individuale. Koha kur përdorej imuniteti për t’i ikur drejtësisë nuk ka më. Secili të përballet atje”, tha zv.kryeministri.

Të fundit