A do të shtyhet gjendja e fatkeqësisë natyrore pas 23 qershorit, Rama zbardh detajet: Mund të izolohen vetëm…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të shtyhet përtej 23 qershorit, por po mendohet se do vijojnë të jenë të monitoruara vetëm zonat bregdetare gjatë sezonit të verës.

“Nuk ka arsye për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyre, po ekzaminojmë idenë e një zone të kufizuar vetë në vijën bregdetare, për të patur gjatë verës mundësinë që të ushtrojmë fuqinë legjislative të situatës për të ndihmuar në mbrojtjen nga përhapja.

Nëse do të kemi një zonim vetëm në bregdet pa përfshirë zonat urbane, p.sh jo në Vlorë, por në plazhin e Vlorës, është diçka që po e studiojmë se do ishte ndihmëse. Por nuk e kemi marrë ende si vendim”, tha Rama në një konferencë me gazetarët.