Flash News

KRYESORE

A do të transferohet ‘Opinion’ në Top Channel? “Ka negociata mes palëve dhe Fevziu po kërkon një ndryshim”

A do të transferohet ‘Opinion’ në Top Channel? “Ka

Politiko.al

Tema ka publikuar sot një lajm mbi mundësinë e kalimit të gazetarit Blendi Fevziu në televizionin rival të Klanit, Top Channel. Politiko.al ka kontaktuar burime të afërta me moderatorin e Opinion, emisionit më të ndjekur të prime time-t në Shqipëri dhe ka mësuar se, në fakt, ka negociata mes Fevziut dhe drejtuesve të Top Channel.

Të njëjtat burime thonë se negociatat po zhvillohen edhe mes Klanit dhe drejtuesit të emisionit kryesor në atë televizion, sepse Aleksandër Frangaj nuk e ka të lehtë të shohë të largohet, jo vetëm një gazetar i rëndësishëm, por edhe një mik me të cilin ka bashkëpunuar prej më shumë se 20 vjetësh.

Burimet theksojnë se Fevziu e kërkon ndryshimin jo për çështje financiare, por si ‘koncept kulturor’.

Një gjë tjetër që e ‘josh’ Fevziun drejt Top Channel është edhe drejtori i ri i këtij televizioni, Ben Blushi, një mik i gazetarit, por edhe një vërsnik, jo vetëm moshor, por edhe kulturor.

Nëse Fevziu e kryen transferimin nga Klani në Top, kjo do të jetë lëvizja më e madhe mediatike e tranzicionit.

Drejtuesi i Opinion ka marrë edhe më parë një ofertë të majme nga Televizioni Agon, por nuk ka pranuar ta lërë Klanin.

Të fundit