Flash News

KRYESORE

A do të votojë PD pro heqjes së imunitetit të Edmond Haxhinastos? Si përgjigjet Flamur Noka

A do të votojë PD pro heqjes së imunitetit të Edmond

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka deklaruar se partia e tij do të votonte pro heqjes së imunitetit për deputetin e LSI-së Edmond Haxhinasto, nëse Prokuroria do të nis një hetim për ish-ministrin e Transporteve, pas skandalit  me tenderat e rrugëve.

I ftuar në “Studio e Hapur” në News 24, Noka u përgjigj i bindur duke argumentuar se Partia Demokratike ka qenë gjithmonë pro heqjes së mandatit për çështje hetimesh.

“Nëse do vij kërkesa, do e votoj. S’kemi këtë standard. Do votoja për këdo. Është qëndrim politik. Për heqje imuniteti PD ka qenë dhe është pro. Tjetër standard për Tom Doshin dhe tjetër për Tahirin.”

Të fundit