Flash News

KRYESORE

A do t’i blejë Veliaj 4 personat që do të vendosin në shtator, nëse do të rritet çmimi i ujit të pijshëm në Tiranë?

A do t’i blejë Veliaj 4 personat që do të vendosin në

Pasi dje Këshilli Bashkiak i Tiranës (me “blerjen” e këshilltarëve të PDIU-së dhe LSI-së)  vendosi që të japë pëlqimin për propozimin e UKT-së për rritjen e çmimit të ujit.

Ishin 31 vota të Këshilltarëve që miratuan këtë propozim, ndërsa vulën për rritjen ose jo të çmimin të ujit e ka ERRU, Enti Rregullator i Ujit. Vendimi mësohet se do të merret në shtator, ku me shumë gjasë është që ky ent të japë dakortësinë për këtë vendim.

Po kush janë anëtarët e këtij ENTI, që kanë në dorë të rrisin ose jo çmimin? ERRU përbëhet nga 3 anëtarë dhe kryetari, përkatësisht: Silvana Simaku, Riza Ajdini, Fatime Imeraj dhe Ndriçim Shani. A do të mundet dot Veliaj t’i blejë ata për të vendosur çmimin e ri?  Koha ka treguar se Veliaj nuk tërhiqet, ai e arrin atë që do, me çdo lloj mënyre. Mbetet për t’u parë edhe ky rast...

 

Të fundit