Flash News

KRYESORE

A do vazhdoni ta mbani mandatin e deputetes? Rudina Hajdari mesazh nga Shkodra: Fola si qytetare

A do vazhdoni ta mbani mandatin e deputetes? Rudina Hajdari mesazh nga Shkodra:

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka folur sot nga Shkodra, ku ishte pjesë e një aktiviteti që mbahej në kuadër të ditës së gruas.

E shoqëruar edhe nga ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe nga deputetja e PS, Eglantina Gjermeni, ajo përcolli mesazhin se gratë duhet të ngrenë vazhdimisht zërin për problemet e tyre.

“Të gjitha ato gra dhe vajza të ndjejnë  që mund t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet dhe të jenë ato gra që e  ndryshojnë vizionin e Shqipërisë dhe ta çojnë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, tha Hajdari.

E pyetur nëse do të vazhdojë ta mbajë ose jo mandatin e deputetes, Hajdari u përgjigj shkurtimisht: “Jo, fola si qytetare e Shqipërisë”.

Brenda Partisë Demokratike ka zëra të ndryshëm sa i përket qëndrimit që duhet të mbahet ndaj zonjës Hajdari, e cila, gjithsesi, nuk ka deklaruar një vendim përfundimtar për djegien ose jo të mandatit.

Të fundit