Flash News

KRYESORE

A duhet ta pranojë Basha ftesën e Ramës, Mark Marku: Po, por me këto kushte

A duhet ta pranojë Basha ftesën e Ramës, Mark Marku: Po, por me

Të shtunën, kryeministri Edi Rama i drejtoi një ftesë kreut të PD, Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta për t’u ulur në një tryezë të përbashkët lidhur me procesin e anëtarësimit në BE dhe plotësimin e 15 kushteve.

Pedagogu dhe ish deputeti Mark Marku i ftuar në ‘Opinion’ tha se Basha duhet ta pranojë ftesën e Ramës, por duke plotësuar më parë disa kushte.

“Presidentin e ka propozuar për shkarkim, opozitës i ka vjedh zgjedhjet para një vit. E dyta fliste për unitet kombëtar. BE nuk ka kërkuar unitet kombëtar. 15 kërkesat kanë në thelb: shtet ligjor, luftë kundër korrupsionit, hetim i manipulimit të zgjedhjeve dhe reforma zgjedhore. Përjashto reformën zgjedhore, të gjitha këto varen nga Rama dhe janë pasoja e qeverisjes së Ramës. Për mendimin tim duhet të pranojë nëse Rama pranon disa kushte. Të japë llogari për zgjedhjet, të japë llogari për kriminalizimin dhe kanabizimin e vendit. Duhet të japë llogari për shkatërrimin e çdo institucioni kushtetues”, tha Marku.

Të fundit