Flash News

KRYESORE

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet e reja? Hajdari: Kam kontakte korrekte me ish-kryeministrin, ai vazhdon t’i japë PD-së

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet e reja? Hajdari: Kam

Deputetja Rudina Hajdari deklaron se vazhdon të mbajë kontakte me ish-kryeministrin Sali Berisha, edhe pas përjashtimit nga PD, për shkak se nuk pranoi të djegë mandatin në bllok me opozitën në fillim të 2019-ës.

Në një intervistë për gazetarin Alfred Lela, Hajdari u përgjigj nëse Berisha duhet të kandidojë sërish në listat e PD në zgjedhjet e 25 prillit, referuar edhe nga deklarata e Genc Rulit, një nga pesë selektorët e kandidatëve të listave të PD, i cili la të kuptohet se ish-kryeministri nuk duhet të jetë më në listat e demokratëve.

“Berisha ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në historinë e PD dhe ky rol nuk mund t’i bjerë vlera për atë që ka bërë dhe mënyrën si është investuar në atë parti, për ta ngritur me thonj dhe të ketë mbështetje aq të gjerë në publik dhe ka qenë ndër të vetmit që ka arritur ta kthejë PD në një forcë fituese, kur ka qenë shumë e vështirë të rikthehej në pushtet.

Mënyra se si e organizoi PD, si i thirri të gjithë, ishte i komunikueshëm me strukturat e çdokënd, pra bëri shumë për të sjellë PD në pushtet. Pa dyshim që nuk mund t’i humbë vlera për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon jep për PD dhe Shqipërinë.

Kontaktet e mia me Berishën kanë qenë korrekte gjithë kohës. Në planin individual me të gjithë brenda PD”, tha Hajdari.

Të fundit