Flash News

KRYESORE

A duhet të largohet Basha nga drejtimi i PD nëse humbet zgjedhjet? Ish-presidenti: Askush nuk është i pazëvendësueshëm

A duhet të largohet Lulzim Basha nga drejtimi i PD nëse humbet zgjedhjet? Ka qenë kjo pyetja që gazetari Roland Qafoku i ka drejtuar ish presidentit Bujar Nishani, gjatë emisionit ‘Arena’.

Në përgjigjen e tij, Nishani thotë se të devijosh diskursin politik 'a do të iki, a s’do të iki lideri', do të thotë se e ke futur forcën politike në një diskurs absolutisht disfatist që nuk i shërben asgjë.

“Unë e kam dëgjuar edhe këto ditë këtë. Të diskutosh apo devijosh diskursin politik para zgjedhjeve te mundësia e largimit të kryetarit dhe probabiliteti i largimit të kryetarit, absolutisht e fut të gjithë subjektin tënd politik, e fut në tezën e disfatës.

Politika është perceptim dhe ti e di ndoshta më mirë se sa unë se je analist dhe gazetar i vjetër. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Por që ta devijosh diskursin politik a do të iki, a s’do të iki lideri, ti e ke futur forcën tënde politike në një diskurs absolutisht disfatist që nuk i shërben asgjë. Prandaj, unë mendoj që do të jetë shumë gabim për këdo nga ana e Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj nëse e kthejnë në diskutim. Nuk mund të jetë objekt diskutimi kjo gjë. Ne futemi në zgjedhje per të fituar. Ju si gazetar jeni në të drejtën tuaj dhe ju kërkoni të eksploroni mendime dhe qëndrime por kjo nuk mund të bëhet në parti”, shprehet Nishani.

Të fundit