Flash News

KRYESORE

A duhet të mbyllet shkolla nëse një nxënës a mësues infektohet me Covid? Ç’zgjidhje jep Pipero  

A duhet të mbyllet shkolla nëse një nxënës a

Ndërsa edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor, tashmë në kushtet e pandemisë, ekziston frika e madhe e mundësisë së infektimit të nxënësve apo mësuesve.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha në emisionin ‘Rudina’ në raste të tilla, mbyllja e shkollës nuk është zgjidhje, ashtu siç është përfolur.

“Të mos nxitojmë në këtë pjesë, sepse, nëse në shkollë na del një rast pozitiv ndaj Covid-19, nuk është zgjidhje mbyllja. Nuk duhet të mbyllet shkolla, por duhet të gjejmë mënyrat për të izoluar rastin dhe familjen pa ndërprerë procesin”, u shpreh Pipero.

Ai përsëriti edhe një herë kujdesin e shtuar që duhet të kemi gjatë kësaj kohe, këshilloi prindërit që të punojnë fort me fëmijët e tyre, në mënyrë që t’i bindin ata për të respektuar me përpikëri rregullat strikte për sigurinë e shëndetit të tyre dhe të familjarëve.

 

Të fundit