Flash News

KRYESORE

A e dini sa bebe kanë ardhur në jetë gjatë dy muajve të fundit të pandemisë në dy maternitetet e Tiranës?

Jeta triumfon pavarësisht epidemisë covid-19 që ka prekur të gjithë botën.

Në dy muajt e fundit të pandemisë kanë ardhur në jetë në dy maternitetet e Tiranës rreth 1200 bebe, deklaron ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Në këto kohë të vështira për të gjithë sistemin shëndetësor në përballje me #COVID19, ekipet mjekësore në maternitetet tona, po bëjnë një punë shembullore, që nënat dhe të porsalindurit të jenë të sigurt e të shëndetshëm në këtë situatë të pazakontë

Vetëm në dy maternitetet e #Tiranës, më shumë se 1,200 bebe kanë ardhur në jetë shëndoshë e mirë gjatë dy muajve të fundit”, shkruan ministrja, shoqëruar edhe me fotot e dy bebeve të porsaardhura në jetë.

Të fundit