Flash News

KRYESORE

A e ka fajin Rama? 'Problemi holandez' i Shqipërisë dhe krahasimi në shifra i qeverive PD-PS

A e ka fajin Rama? 'Problemi holandez' i Shqipërisë dhe

Politiko.al

Qeveria Berisha i ka përmbyllur dy mandatet e saj në vitin 2013, kohë kur në pushtet erdhi qeveria e re socialiste drejtuar nga Edi Rama. Për disa vite rresht kryeministri socialist, i cili zgjodhi një logo të re për partinë e vjetër (e Punës, shndërruar më vonë në Socialiste), duke e quajtur 'Rilindje', fajësonte pareshtur paraardhësin e vet demokrat me refrenin 'fajin e ka Saliu'.

Holanda, një prej vendeve themeluese të BE, në fillim nëpërmjet Parlamentit dhe sot edhe me anë të Qeverisë, ka marrë një vendim drastik duke i kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian rikthimin e vizave për shqiptarët, duke kërkuar kështu frenimin e lëvizjes së lirë të fituar në vitin 2010.

Për të kuptuar trajektoren e kriminalitetit, azilëkërkuesve, numrin e atyre që kanë qëndruar ilegalisht dhe atyre që u është refuzuar hyrja në Holandë, Politiko.al ka bërë një krahasim mes shifrave gjatë dy periudhave qeverisëse. Për të kuptuar nëse qeveria Rama duhet të shohë edhe pasojat e politikave të saj publike në atë që po i ndodh Shqipërisë në raport me integrimin europian, lëvizjen e lirë, por edhe imazhin në botë.

Sipas të dhënave të Eurostat të cilave u referohet përfaqësuesi i Holandës në kërkesën drejtuar Brukselit, gjatë 5 viteve të qeverisjes së PD (2009-2013), 415 shqiptarë kanë qëndruar ilegalisht në Holandë. Krahasuar me pesë vitet e qeverisjes së Ramës (2014-2018), kur numri i ilegalëve ka arritur në 1995, pothuajse në pesë fishim.

Sa i takon numrit të shtetasave shqiptarë të cilëve u është refuzuar hyrja në Holandë, duke marrë sërish si referencë dy periudhat qeverisëse të PD dhe PS, ka një ndryshim po ashtu të dukshëm. 145 shqiptarëve u është thënë 'jo' për të hyrë në Holandë në fragmentin kohor 2009-2013, kahasuar me 1020 në 'kohën e Rilindjes'. Pra rreth 7 herë më shumë.

Azilkërkimi, ata që duan të bëjnë vend banimi dhe jetese Holandën për arsye ekonomike, politike etj., pasqyron një realitet krahasimor edhe më dramatik. 95 shqiptarë kanë kërkuar rezidencë dhe 'mbrojtje' në Holandë gjatë pesë viteve të 'qeverisjes blu' (2009-2013), krahasuar me 3670 shqiptarë gjatë pesë viteve të 'qeverisjes manushaqe'. Pra, mbi 38 herë më shumë.

Këto shifra, sipas parimit 'numrat nuk gënjejnë dhe ata tregojnë gjithë historinë', dëshmojnë se çfarë fshihet pas propagandës qeveritare të Ramës, mbushur me suksese dhe reforma imagjinare. Shqiptarët, sipas shifrave të Eurostat në 'ankesën' holandeze për Brukselin, janë gjetur në padurim për ta lënë vendin e tyre. Mes azilkërkuesve dhe atyre që u është refuzuar viza, apo kanë qëndruar ilegalisht në Holandë, shumica nuk janë kriminlë, por hallexhinj.

Të cilët në kohën e Ramës, me sa duket, janë shtuar shumë. Si për të vërtetuar një shprehje mitike sipas së cilës 'socialistët kaq shumë i duan të varfrit sa, kur vijnë në pushtet e shtojnë numrin e tyre".

Të fundit