Flash News

KRYESORE

A e kapërcen dot oqeanin me dashtë? Berisha i përgjigjet Ramës: Marr ftesa çdo dy muaj, por s’dua vetë

A e kapërcen dot oqeanin me dashtë? Berisha i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një pyetje nga foltorja ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ti e kapërcen dot oqeanin me dashtë? Hajde përgjigju”, e pyet Rama, të cilit Berisha iu përgjigj:

“Kam marrë ftesë çdo dy muaj përtej oqeanit, i kam bërë të qarta se i kam ndërprerë udhëtimet. Nuk kam pas të bëj udhëtim zyrtar se nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike, por veten time. Prandaj Edi cdo dy muaj marr ftesa, por nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku s’mund të arrish kurrë”.

Ndërsa Rama iu përgjigj pyetjes së Berishës nëse Linda, bashkëshortja e tij është apo jo aksionere e Abi Bank. “Abi Bankë monitorohet nga Enti Rregullator Bankave të SHBA. Nëse do ishte aksionere, të jesh i sigurt se mua nuk do më lejonin ta kapërceja oqeanin, e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të atyre”.

Të fundit