Flash News

KRYESORE

‘A e kuptuat?’, u sulmua gjatë lëvizjes me makinë, drejtori gjerman i aeroportit tregon mesazhin kërcënues që mori më pas

‘A e kuptuat?’, u sulmua gjatë lëvizjes me makinë,

Drejtori gjerman i Tirana Internacional Airport, Costandin Von Alvensleben ka bërë një kallëzim në Policinë e kryeqytetit pasi një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar me gurë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa sot drejtori i aeroportit ka folur lidhur me sulmin.

Alvensleben thotë se një ditë pasi u godit makina ka marrë një mesazh, ku shkruhej se “a e kuptuat”, duke theksuar se sulmi ishte i qëllimshëm. Gjatë intervistës për Abc News ai ka treguar dhe momentin kur u sulmua makina, kur personi i maskuar me kapuç i ka gjuajtur xhamin me gur.

Megjithw sulmin, drejtori gjerman shprehet se i pëlqen puna në Shqipëri dhe shqiptarët.

“Po udhëtoja me makinë dhe papritur te Sheshi Shqiponja, një zhurmë e madhe u dëgjua dhe ishte një njëri me gurë në dorë që gjuajti xhamin e makinës dy herë, unë dola jashtë ai ishte me kapuç, shoferi e ndoqi por nuk e kapi dot.

Ne bëmë denoncimin dhe janë sekuestruar kamerat dhe më pas unë pata një mesazh tjetër që më thuhej se “a e kuptuat”, ka qenë një mesazh kërcënues, një keqdashës, por që nuk dua të spekuloj. Kam një dyshim.

Fakti që makina u godit dy herë dhe marrja e mesazhit mu duk e qëllimshme doja të dija kush është pas kësaj, por ja kam lënë policisë të bëjë punën e vet.

Pavarësisht se është një incident jo i mirë, mua më pëlqen Shqipëria dhe ky vend, unë mendoj se tashmë kemi një krizë që duhet të kalohet dhe aty është vëmendja. Mua më pëlqen puna dhe shqiptarët”, është shprehur Alvensleben.

Lexo edhe:Sulmohet drejtori i aeroportit të Rinasit, gurë drejt makinës në lëvizje

Të fundit