Flash News

KRYESORE

A e pëlqeni verën? Ka një vend ku mund ta shijoni atë duke fjetur në fuçi

A e pëlqeni verën aq shumë sa do të donit të flinit brenda shishes? Për të gjithë dashamirësit e verës kemi lajme të mira: Ka një vend për të dashuruarit pas verës, të cilët mund ta shijojnë atë brenda ‘shtëpisë’ së saj.

Kompania e prodhimit të verërave Quinta de Pacheca në Duro të Portugalisë ka një vend  të veçantë në vreshtin e saj, ku të ftuarit mund të qendrojnë në fuçi vere gjigante të transformuara në dhoma luksoze.

Në vreshtin prej 14 akra janë dhjetë fuçi të tilla, të gjitha të dizenjuara nga pronari Paulo Pereira dhe Maria do Céu Gonçalves. Secila nga fuçitë-dhoma është 270 metra katrorë. /Metro/

Të fundit