Flash News

KRYESORE

A e theu embargon e OKB-së duke i çuar naftë Serbisë? Berisha: Shqipëria kishte kontrabandë, por me mushka e gomerë

A e theu embargon e OKB-së duke i çuar naftë Serbisë?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat ndaj tij për thyerjen e embargos së OKB, duke dërguar naftë kontrabandë në Serbi gjatë luftës së Kosovës.

I ftuar në “Kojshia Show”, në RTV 21 Berisha tha se 95% të naftës Serbia e merrte nga Rumania, ndërsa nuk mohoi që edhe nga Shqipëria kishte kontrabandë, por “me mushka e gomerë”.

“Serbia merrte naftë nga ana tjetër, vinte naftësjellësi nga Danubi. 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi, 4% e merrte kontrabandë nga kufiri, por edhe nga Shqipëria. Unë kam respektuar me të gjithë forcën time ligjin ndërkombëtar për sanksionet, unë nuk mund të them kurrë që s’pati kontrabandë. Nuk ka një shtet në botë që të ndalojë, që të ketë zero kontrabandë.

Në Shqipëri ishte një kompani nafte që quhej “Shqiponja”, që bënte tregti nafte brenda vendit. Më vijnë informacionet mua që kamiona me naftë paraqiteshin si kompania “Shqiponja” dhe shkonin drejt veriut. Veprimi im i parë ishte shkrirja e kompanisë “Shqiponja”. Problemi ishte se ne në liqenin e Shkodrës nuk kishim mjete. Kontrabandistët kishin ndërtuar disa si bote që kalonin thuajse nën ujë. Çështja e kontrabandës nga Shqipëria është më qesharake. E kanë ngritur Edi Rama, Hashim Taçi dhe Baton Stanishiqi. Është tjetër kontrabandë ajo që bënte Rumania me tuba, dhe tjetër ajo që bënte fshatari me mushka e gomerë”, u shpreh Berisha.

Të fundit