Flash News

KRYESORE

A është Ben Blushi intelektuali që Vjollca Hoxha do t’i besojë Informacionin e Top Channel?  

Muajt e fundit Top Channel ka qenë në qendër të lajmeve, jo vetëm për ndryshimin e linjës editoriale por edhe për shkak të lëvizjeve të mëdha që kanë ndodhur në këtë televizon. Largimi i Sokol Ballës ishte ai që tërhoqi më tepër vëmendje, ku fillimisht Balla u zëvendësua nga posti i Drejtorit të Informacionit dhe pak javë më vonë edhe nga emsioni ‘Top Story’ duke zyrtarizuar kështu divorcin me Top Channel.

‘Të paekspozuarit’ do të jetë emisioni që do të zëvendësojë ‘Top Story’-in mbrëmjen e së enjtes ndërkohë që detyrën e drejtorit të Informacionit vijon ta mbajë Endri Xhafo, i komanduar në këtë post pas largimit të Ballës.

Burime në Top Channel i pohuan Politiko.al se pronarja Vjolla Hoxha është shprehur në rrethe të ngushta se “drejtroi i ri i Informacionit do jetë një intelektual”. Emri që ka nisur të lakohet më së shumti është ai i Ben Blushit. Ky i fundit njoftoi zyrtarisht ditën e djeshme largimin e përkohshëm nga politika duke forcuar zërat për një rikthim të tij në media. Blushi e ka nisur karrierën si gazetar ndërkohë që në vitet ‘96-’97 ka drejtuar gazetën ‘Koha Jonë’./Politiko.al

Të fundit