Flash News

KRYESORE

A është kjo fotoja e fundit e Kobe Bryant? I premtoi fansit se do bënin një foto më të mirë herën tjetër

Një i ri, fans i basketbollit, ka arritur të realizojë një selfie vetëm disa orë para se legjenda e NBA të ndërronte jetë. Brady Smigiel, 13-vjeç, shkrepi një fotografi të Bryant duke ecur pas tij në Akademinë Sportive Mamba, të shtunën, ku ylli i Lakers-ve po stërviste ekipin e vajzës së tij, Gianna-s.

Bryant i tha të riut se do të bënin një foto më të bukur të nesërmen por që nuk arriti të mbante premtimin sepse e nesërmja rezultoi fatale për Bryant dhe vajzën e tij si dhe për 7 personat e tjerë që ishin në bordin e helikopterit.

Smigiel, i cili luante në një turne me akademinë e Bryant, ka qenë aty duke parë gjithashtu Gianna-n teksa luante për ekipin e saj disa orë para se edhe ajo të humbiste jetën.

Nëna e 13-vjeçarit ka thënë për CNN se fëmijët e saj e kanë përjetuar shumë këtë tragjedi.

Të fundit