Flash News

KRYESORE

A është larguar Donald Lu nga Shqipëria? ‘Zëri i Amerikës’ i referohet një tjetër zyrtari në ambasadën amerikane

A është larguar Donald Lu nga Shqipëria? ‘Zëri i

Zëri i Amerikës ka raportuar qëndrimin e ambasadës amerikane në Tiranë sa i takon projektligjit për Shkollën e Magjistraturës. Në lajmin e publikuar, VOA thotë se ka kontaktuar me David Muniz, të cilin e prezanton ‘si i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë’.

Për herë të parë, pas gati tre vitesh, qëndrimi i ambasadës amerikane, sa i takon reformës në drejtësi, del me një tjetër emër dhe jo ai i Donald Lu-së. Ky i fundit, i ka përfunduar mandati në Shqipëri por ishte raportuar se do të largohej nga Tirana në muajin shtator. Por mesa duket, fakti që ‘Zëri i Amerikës’ i është drejtuar një tjetër zyrtari, mundet që Donald Lu të jetë larguar nga Shqipëria para shtatorit.

Pak ditë më parë Presdienti amerikan, Donald Trump, miratoi emrin e ri të ambasadorit amerikan në Tiranë.  Kathleen Ann Kavalec do të jetë ambasadorja e re amerikane në Shqipëri.

 

Të fundit