Flash News

KRYESORE

A është larguar Renato Mekolli nga "Hell`s Kitchen"? Vjen shefi i ri nga Athina për ta zëvendësuar

Sipas disa mediave por edhe zërave në Top Channel, chef Renato Mekolli është larguar nga "Hell`s Kitchen Albania 2".Në mes të produksionit dhe në mënyrë të papritur, nesër do të shohim një shef të ri që vjen nga Athina. Sipas edhe lajmit që është publikuar në Top Channel, ka qenë vetë Renato që ka bërë kërkesën për t`u tërhequr nga kuzhina e famshme shqiptare dhe produksioni ka zëvendësuar menjëherë me një shef që nuk është dhe aq i panjohur. Bëhet fjalë për Alsi Sinanaj, i cili e ka pranuar ftesën e Top Channel dhe ka ardhur pikërisht për këtë emision nga Athina. Disa foto janë publikuar teksa shefi i ri ndodhet në ambientet e kuzhinës së "Hell`s Kitchen" bashkë me konkurrentët. Po ashtu edhe në promon e emisionit është publikuar lajmi se shef Renato është larguar nga produksioni. Por çfarë po ndodh me të vërtetë? A është larguar Renato Mekolli nga gara apo kjo është një tjetër "lojë" nga të shumtat që ka bërë ky produksion këtë vit? Kujtojmë se Mekolli është shfaqur për herë të fundit në kuzhinën e famshme kur gatoi bashkë me konkurrentët në fshatin Bubq për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Të fundit