Flash News

KRYESORE

A është miku i Edi Ramës ‘kumbari’ i lëvizjes së dy deputeteve të PDIU-së drejt PS-së?

A është miku i Edi Ramës ‘kumbari’ i lëvizjes

Reme Lala dhe Elena Xhina janë dy deputetet të cilat njoftuan se do ti bashkohen grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Lala u zgjodh deputete nën siglën e PDIU-së në qarkun e Dibrës ndërsa Xhina mori mandatin e lënë nga Bujar Muço, po i zgjedhur nga PDIU në qarkun e Elbasanit.

Por a qëndron prapë kësaj lëvizjeje ish-deputeti i Parisë Drejtësi, Integrim dhe unitet, Aqif Rakipi? Ky i fundit njihet si mik i Edi Ramës, madje para se të shfaqej si deputet në radhët e partisë së Shpëtim Idrizit.

Deputetja Reme Lala është mbesa e Rakipit ndërkohë sa i takon rastit të deputetes së qarkut të Elbasanit, dihet influenca e ish-deputetit në këtë qark. Lista e kandidatëve të PDIU-së në këtë qark kishte marrë miratimin e Rakipit dhe njerëzit e vendosur aty njihen si mbështetës të tij.

Të fundit