Flash News

KRYESORE

A është në listën e OFL-së Saimir Tahiri? Lleshaj: S’e di se çfarë akuzash ka ndaj tij, s’kam kohë të merrem me historinë

A është në listën e OFL-së Saimir Tahiri? Lleshaj:

A është në listë Saimir Tahiri, Kajmaku, Roshi deri në dhjetor 2020?

Ishte kjo një nga pyetjet me të cilën u përball ministri i brendshëm, Sander Lleshaj  i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Ndërsa debatoi me gazetarin Neritan Sejaminin, Lleshaj tha se nuk është në dijeni të akuzave të ish ministrit të Brendshëm.

“A është i dënuar Tahiri? Lista është bërë. Nëse një ministër ka qenë i dënuar ose i proceduar deri në hyrjen e fuqi të këtij ligji. Nëse bëhet fjalë për pikat e nenit 5...Po nuk u kam bërë analizën këtyre unë. Nëse këta janë të dënuar për krime të rënda, terrorizëm, trafiqe ose të proceduar në këtë fushë absolutisht janë të pjesë e saj”, tha ministri.

“Tahiri është i proceduar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge...ju e dini, është paraardhësi juaj”, ndërhyri Sejamini.

“Nuk kam kohë të merrem me historinë, jam aq i ngarkuar dhe nuk e di se çfarë akuzash ka zoti Tahiri në thelb”, shton më pas Lleshaj.

“Më vjen keq që jeni kaq indiferent, është një nga ngjarjet më të përfolura në Shqipëri”, thotë gazetari.

“Mund të jem indiferent ndaj kësaj por jam shumë i ndjeshëm ndaj çështjeve të tjera dhe e balancoj energjinë për ta fokusuar te çështjet primare”, shton ministri.

Të fundit