Flash News

KRYESORE

A është penduar Ozil për kalimin tek Arsenali? Gjermani reagon me një postim

A është penduar Ozil për kalimin tek Arsenali? Gjermani reagon me

Mesut Ozil dje luajti ndeshjen e tij të 250-të me fanellën e Arsenalit. Londinezët luajtën kundër Burnley dhe ndeshja u mbyll në barazim pa gola.

Mesfushori gjerman u ka dedikuar një postim emocionues tifozëve të Arsenalit, duke u shprehur se kurrë nuk është penduar për kalimin në "Emirates Stadium". "Luajta ndeshjen time të 250-të për Arsenalin. Kemi kaluar shumë momente të mira dhe të vështira së bashku, por kurrë nuk jam penduar që kam firmosur me këtë klub", shkruan Ozil.

"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj të pandalshme”, shton ish-kampioni i botës. Ozil është lojtari më i paguar në Premier League, me 350 mijë sterlina në javë. Ai ka edhe një vit e gjysmë kontratë me Arsenalin.

Të fundit