Flash News

KRYESORE

A është 'photoshop' kartolina e Harry-t, Meghan-it dhe Archie-t?

Në momentin që u publikua kartolina e Krishtlindjeve të Meghan Mrkle, princit Harry dhe princit të vogël Archie-t, filluan spekulimet se në foto ka diçka që nuk shkon. Fotoja e publikuar nga Daily Mail tregonte Princin Harry të paqartë në sfond, ndërsa fytyra e Meghan-it e qartë dhe e fokusuar, edhe pse të dy ishin në të njëjtën distancë nga Archie. Daily Mail shkroi se fytyra e Meghan-it është shtuar më vonë në foto. Në fakt, prej kohësh, tabloidi britanik, Daily Mail, po e sulmon Dukeshën e Sussex. Është dhe në listën e mediave që Princi Harry u shpreh se do ndiqeshin penalisht. Pas publikimit të këtij artikulli, mikesha e Meghan-it, që është njëkohësisht edhe fotografja që realizoi këtë foto, reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Jam shumë krenare që kam realizuar këtë foto Krishtlindjesh për një prej mikeshave të mia më të mira dhe familjes së saj. Kjo është origjinalja që është publikuar... Për sa i përket The Mail, e shoh që fushata juaj kundër mikeshës sime vazhdon. Fotoshopim i bukur i fotos sime të pafotoshopuar. Tani mund t’i rikthehemi shpirtit të Krishtlindjeve dhe jo atij dashakeq.”

Të fundit