Flash News

KRYESORE

A është prekur nga covid-19? Pipero tregon përgjigjen nga testi sereologjik

A është prekur nga covid-19? Pipero tregon përgjigjen nga testi

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, ashtu si edhe personat që janë në vijën e parë të luftës me COVID -19, kanë kryer të hënën testin sereologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në një intervistë për emisionin “Zonë e lirë”, Pipero tregoi se cili ishte rezultati që mori nga ky test.

Mjeku tha se kishte rezultuar negativ, pra që ende nuk e ka kaluar dhe nuk është prekur nga covid-19.

Kryerja e këtij testi, përmes analizës që merret në gjak është në gjendje të tregojë nëse personi ka rënë në kontakt me virusin, përmes pranisë së antitrupave.

Të fundit