Flash News

KRYESORE

A është spiun Artur Meçollari? Deputeti i PS: Nuk ka vendim gjykate

A është spiun Artur Meçollari? Deputeti i PS: Nuk ka vendim

Prania e ekspertit të detit Artur Meçollari në grupin negociator me Greqinë ka ngjallur dyshime mbi të kaluarën e tij.

Këtë herë ka qenë deputetit i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, i cili duke iu përgjigjur ish-kryeministrit Berisha thotë se nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë në lidhje më këto dyshime.

“Kush i kundërvihet Berishës, ose nuk i pëlqen është shpallur spiun, po nuk janë individët ato që i përcaktojnë se kush janë spiunët dhe kush jo, janë institucione që e vendosin këtë, gjykata e thotë fjalën e fundit. Nëse s’ka vendi gjykate të formës së prerë, Berisha e ka bërë këtë akuzë e lind e gjithë e drejta të ngrejë padi për shpifje. Kush jemi ne që vëmë etika ndaj njerëzve?”, tha Manja në emisionin ‘45 minuta’ në Report TV.

Të fundit