Flash News

KRYESORE

A garantoni se s’do ketë më bojkot? Basha: BE ka një shqetësim kryesor

A garantoni se s’do ketë më bojkot? Basha: BE ka një

Kryedemokrati Lulzim Bashan ë një dalje për median ditën e sotme u shpreh se shqetësimi kryesor nga BE është krimi dhe korrupsioni.

Basha u pyet nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet lokale dhe për bojkotet e opozitës ndaj qeverisë.

Pyetje: Në qershorin e vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet lokale, atëherë kur pritet të marrim vendim nga vendet anëtare. A mendoni se do të jetë e pafavorshme situate për çeljen e negociatave?

Në konkluzionet e Këshillit ka një paragraf ku këshilli vë re me shqetësim tendencat për bojkot dhe kërkon bashkëpunim . A garantoni që nuk do të ketë bojkot gjatë këtij viti e se do të përpiqeni për dialog per reformat qe kane të bëjnë me BE?

Basha: Shqetësimi kryesor për BE është krimi dhe korrupsioni tashme te ngritura  se sistem nga qeveria e Edi Rames. Ministri i parë i lidhur me drogën , i dyti po me drogën. Jua kanë thënë me zë e figurë gjermanët, francezët. Është shpalosur në mediat kryesore arsyeja se përse Shqipërisë nuk i hapin negociatat. Pa zgjidhur këtë problem, Shqipërisë do vazhdojë t’i mbetet e mbyllur dera e Europës. Ky problem nuk do të zgjidhet nga Edi Rama. Prioriteti i çdo shqiptari është që sëbashku të gjejmë zgjidhjen e duhur që Shqipërisë t’i hapet drita jeshile në BE.

Më tej kryedemokrati Basha shtoi se Shqipërisë nuk do i hapen negociatat pasi kryeministri Rama nuk ka bërë detyrat e shtëpisë.

Të fundit