Flash News

KRYESORE

A i frikësohet ish-ministri hetimeve në rrugën Tiranë-Elbasan? Haxhinasto qëndrime si PS, kundërshton vendimet e LSI-së

A i frikësohet ish-ministri hetimeve në rrugën

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, po mban për tarfiën në ‘Rrugën e Kombit’ një qëndrim të afërt me Partinë Socialiste dhe shumë larg qëndrimit dhe vendimeve që ka marrë partia e tij, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Disa ditë më parë, ai u shpreh pro vendosjes së tarifës në këtë rrugë, por kërkoi që të ishte më e ulët se 5 euro.

Sa më shumë është përshakëllëzuar qëndrimi i LSI-së dhe opozitës për këtë çështje në veçanti dhe në përballjen me qeverinë e Ramës në përgjithësi, Haxhinasto po shfaq gjithnjë e më shpesh luhatje politike.

Ai ka marrë sot pjesë në Komisionin e Ekonomisë, ndonëse LSI dhe PD kishin vendosur të bojkotonin.

Dyshimet janë se Edmond Haxhinasto i frikësohet hetimeve që kanë nisur për rrugën Tiranë-Elbasan, ku dëmi ekonomik llogaritet në mbi 80 milionë euro dhe ka çuar në pranga ish-drejtorin e Rrugëve, Dashamir Xhikën. Ai u thërrit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë shpjegime lidhur me këtë çështje.

LSI i konsideroi politike hetimet për këtë rrugë, ndërkohë që ish-ministri paralajmëroi me përgjigje të rreptë nëse hetimet degjeneronin në goditje politike.

“S’më shqetësojnë fare as hetimet dhe as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë ne goditje politike unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë”, ka deklaruar Haxhinasto më 6 shkurt të këtij viti.

Të fundit