Flash News

KRYESORE

A iu ofrua shqiptaro-amerikanit posti i Donald Lu në Tiranë? ‘Shtëpia e Bardhë’: Nuk komentojmë...

A iu ofrua shqiptaro-amerikanit posti i Donald Lu në Tiranë?

‘Shtëpia e Bardhë’ nuk ka pranuar të komentojë pretendimet e republikanit Peter Lumaj, shqiptaro-amerikan që jeton në SHBA, se atij i është ofruar posti i ambasadorit në Tiranë.

Media ‘CTMirror’ është përpjekur të marrë një përgjigje nga administrata e presidentit Donald Trump, por këta të fundit nuk kanë preferuar të komentojnë.

“Nuk mund të komentojmë vendimet personale, që mund ose nuk mund të kenë ndodhur,” tha Helen Aguirre Ferre, drejtorja e Shtëpisë së Bardhë për çështjet e mediave.

Lumaj bëri një deklaratë pak ditë më parë ku pranonte se administrata e Trump e kishte kontaktuar për t’i propozuar postin e ambasadorit, por ai kishte refuzuar.

Të fundit