Flash News

KRYESORE

‘A ja thatë Ramës në Zagreb?’, eurodeputetët kujtojnë 15 kushtet e qeverisë shqiptare për negociatat

‘A ja thatë Ramës në Zagreb?’, eurodeputetët

Komisioni për Punët e Jashtme (AFET) në Parlamentin Europian ka zhvilluar sot një mbledhje mes eurodeputetëve, ku një pjesë e tyre ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distancë.

Takimi vjen një ditë pas zhvillimit të Samitit të Zagrebit ku morën pjesë edhe liderët e rajonit të Ballkanit.

Gjatë diskutimit është folur për negociatat për Shqipërinë, për të cilat eurodeputetët kujtojnë 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria shqiptare.

"Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë"  ishte pyetja që  eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE i drejtuan sot në drekë Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely.

Nga ana tjetër eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) shprehu shqetësim për përkeqsimin e lirisë së medias, duke theksuar se është kusht për çeljen e negociatave.

“Raportet e Reporterëve pa Kufinj, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm përmes videokonferences ishte edhe zoti Edi Rama”, tha Lega.

Komisioneri Varhely theksoi se do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin. Lidhur me ligjet antishpifje z Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komsionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.

Të fundit