Flash News

KRYESORE

A janë filmuar dhe përgjuar politikanë në ‘Santa Quaranta’? Balili sqaron lidhjen me hotelin

A janë filmuar dhe përgjuar politikanë në ‘Santa

Klement Balili, i cilësuar ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit” ka sqaruar lidhjen e tij me hotelin ‘Santa Quaranta’ në Sarandë dhe një nga debatet më të përfolura se në ambientet e tij janë përgjuar politikanë, kryesisht ministra të kabinetit Rama.

“Unë nuk kam lidhje me atë hotel, me atë pronë që më akuzojnë dhe nuk kam pasur ndonjëherë kontakt nga afër me Edi Ramën”, u shpreh Balili.

Gjatë intervistës së dhënë gazetarit Artan Hoxha, Balili heq përgjegjësinë e tij si pronar dhe thotë se edhe me dokumente ajo është pronë e të vëllait.

Pronar unë? Mund të verifikosh letrat nëse unë figuroj pronar atje. Në asnjë mënyrë, s’kam lidhje fare me atë pronë. Ajo është pronë e vëllait dhe nuk e di sa fare bëhet me serverat dhe filmimet e hotelit”, tha ai.

Të fundit