Flash News

KRYESORE

A janë ndarë Shakira dhe Pique? Reagon futbollisti

Prej disa kohësh në media përflitet se këngëtarja kolumbiane Shakira është ndarë nga futbollisti i Barcelonës Gerard Pique. Madje mediat shkuan deri aty sa shkruajtën se futbollisti është kthyer me ish-të dashurën pasi gjatë kohës që ka qenë i martuar me Shakirën, ai e ka tradhtuar me të. Por pas gjithë kësaj thashethemnaje, ka reaguar Pique. Pique ishte i pranishëm në provat e këngëtares për turne. Në një video që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram me të cilën falënderon fansat për përkrahjen, dhe bashkëshorti i bëri komentin me të cilin mbylli dhe thashethemet për ndarjen e tyre.

“Ia dolëm. U ndjeva sikur performova për herë të parë”, shkruan Shakira.

“E meriton kaq shumë. Të dua”, ishte komenti që Pique la  në videon e Shakirës.

Të fundit