Flash News

KRYESORE

‘’A janë rritur apo s'janë rritur?’’, Rama publikon statistikat: 56% më shumë fond të pagave në sektorin publik se në 2006-ën

Deklarata e kryeministrit Rama për rritjen e pagave me 50% për mjekët dhe 15% për arsimtarët u prit me shumë polemika nga pala opozitare, të cilët e cilësuan si gënjeshtër elektorale.

Për t’iu përgjigjur skepticizmit opozitar, kryeministri Rama ka publikuar disa shifra ndër vite, të cilat tregojnë një rritje të pagave.

“A janë rritur a s’janë rritur pagat?”, shkruan shkruan Rama, duke shtuar se “në 2006 fondi i pagave ishte 45.5 miliardë lekë, kurse tashmë deri në fillim të 2021 shon 71.1.”

Me këto shifra do të thotë se në 14 vite fondi i pagave është rritur me 56%.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me këto dy shifra për fondin e pagave të shtetit, për thuajse të njëjtin numër punonjësish, ku mund të shihni përgjigjen e qartë të pyetjes, “A janë rritur a s’janë rritur pagat?”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Të fundit