Flash News

KRYESORE

A janë shqiptarët e Shqipërisë në Diasporë më "dorështrënguar" se ata të Kosovës e trevave? Statistikat tregojnë që po

"Global Albanians Foundation" ­(GAF), është një iniciativë për Promovimin e Filantropisë Shqiptare në Diasporë.  Ky fondacion është themeluar në vitin 2018 në Shtete e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar një qasje më të decentralizuar dhe për të promovuar Filantropinë Shqiptare të Diasporës.

Fondacioni përdor një platformë online për mbledhjen e fondeve në mënyrë ë dhuruesit të kontribuojnë drejtpërdrejtë në kauzat, projektet dhe organizatat që ata duan të mbështesin.

Në këto thirrje, mund të aplikojnë të gjitha organizatat jo-fitimprurëse shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Presheva.

GAF ka ndihmuar vënë në dispozicion platformën e saj dhe të gjitha kontaktet duke mbledhur fonde për tërmetin e fuqishëm të 26 mentorit më Shqipëri. Në këtë nismë, kontribuuan shqiptarët e gjithë Diasporës.

Ndërkohë, GAF, ka shpallur thirrjen për të ndihmuar kategori të ndryshme njerëzish në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë. Kjo ndihmë vjen në kuadër të pandemisë globale të shkaktuar prej virusit vdekjeprurës COVID-19. Komuniteti i Diasporës po përpiqet të kontribuojë në forcimin e organizatave jofitimprurëse dhe në nxitjen e bizneseve për të ndërtuar programet e tyre të përgjegjësisë sociale.

Para disa ditësh, GAF ka lançuar 12 fushatat për të sjellë lehtësim nga COVID-19 për shqiptarët kudo ku jetojnë.

Nëse i hidhni një sy fushatave, vërehet që numrin më të ulët të dhurimeve e kanë fushatat dedikuar Shqipërisë. Ndërkohë ka një ndërgjegjësim të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi e Preshevë.

Mesa duket shqiptarët e Shqipërisë jenë më kurnacë se shqiptarët e trevave ;)

Të fundit