Flash News

KRYESORE

A janë të efektshme maskat artizanale që po përdoren në Shqipëri? Sqaron drejtoresha e ISHP

A janë të efektshme maskat artizanale që po përdoren në

Mungesa e maskave në tregun shqiptar nisi sapo situata filloi të përshkallëzohej në shtetin fqinj Itali, pas prekjes nga virusi i ri.

Si rrjedhojë, të shumtë ishin ata që gjetën një lloj zgjidhje, duke i zëvendësuar me maska artizanale.

Por, sa të efektshme janë ato për mbrojtjen nga Covid-19? Drejtoresha e ISHP, Albana Fico nuk i përgjigjet drejtëpërdrejtë pyetjes, por sqaron se “ky është një debat në të gjithë botën sepse vjen si pasojë e mungesës në treg të këtyre maskave.

Në Shqipëri të jeni të sigurt se ato që përdoren nga personeli shëndetësor janë ato të duhurat me të gjitha standardet”.

Në treg ka patur mungesë të theksuar edhe dezinfektantëve të duarve në farmacitë e vendit, sidomos në Tiranë. Madje, pati edhe raste të shumta të abuzimeve me cmimet e tyre.

Të fundit