Flash News

KRYESORE

A janë të lidhur Ronela Hajati dhe Young Zerka? Kjo është e vërteta përfundimtare

A janë të lidhur Ronela Hajati dhe Young Zerka? Kjo është e

Ronela Hajati ka disa ditë që ka publikuar klipin e saj të ri “Maje men” dhe për këtë arsye ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Një kat më lart”.

Prej kohësh përflitet në media se ajo dhe Young Zerka janë në një lidhje dashurie dhe moderatori i emisionit Ermal Peçi e pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë për këtë raport.

Unë ashtu i shkruaj edhe shokut tim, Jurgenit. Pse nuk merren portalet me të? E kam shok, e kam vëlla, i them të dua, pse s’merren me të? – tha Ronela.

Dhe Ermali ndërhyn duke i thënë se nuk mund të lidhet më vëllain.

“Edhe Zerkën vëlla e kam, po vëlla”

Pastaj e pyet sërish moderatori i “Një kat më lart”,:

“Mos më thuaj që edhe Zerka të shikon si motër?”

“Unë kam edhe pamjen, jam si tip motre (qesh) Unë nuk pohoj as mohoj, nuk dua”,-ka thënë Ronela duke e pohuar në njëfarë mënyrë se dy këngëtarët janë në një lidhje dashurie.

Të fundit