Flash News

KRYESORE

“A je sërish shtatzënë”, Chrissy Teigen kthen përgjigjen epike nga Emmy Awards

Modelja Chrissy Teigen është shoqëruesja besnike e bashkëshortit të saj, John Legend, në çdo event të rëndësishëm. E veshur me një fustan me temina ngjyrë gri dhe që ekspozonte dekoltenë dhe këmbët, Chrissy u paraqit shumë seksi në tapetin e kuq në “Emmy Awards 2018”.

Një nga fansat ka shkruar në twitter për Chrissy:

“Po e shkruaj këtë me respektin më të madh, por a është Chrissy Teigen shtatzënë sërish?”  - shkruante një fans në “Twitter”.

Dhe Chrissy, ende e pranishme në event, si gjithmonë i ka kthyer përgjigjen epike:

“Unë sapo solla në jetë një fëmijë, por ti faleminderit që je kaaaaaq i respektueshëm”.

Të fundit