Flash News

KRYESORE

A jemi në gjendje të jashtëzakonshme pas tërmeteve? Çako: Fenomene që ndodhin kudo

A jemi në gjendje të jashtëzakonshme pas tërmeteve?

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka folur në Top Talk për situatën pas tërmeteve.

I pyetur nëse jemi në një gjendje të jashtëzakonshme pas tërmeteve dhe përmbytjeve, Çako tha se këto fenomene ndodhin kudo.

 “Nuk jemi, sepse gjendja e jashtëzakonshme ka një sërë kriteresh që të shpallet e tillë. Në Shqipëri kanë ndodhur dy fenomene që ndodhin kudo. Marrim tërmetin e së shtunës, aty pasoja ishin minimale dhe ne po punojme intensivisht për të ndihmuar qytetarët. Janë 62 grupe që po punojnë intensivisht për të parë e vlerësuar dëmet. Pritet që vlerësimi të mbarojë për dy javë. Janë 50 banesa të cilat janë të dëmtuara në Tiranë dhe në Durrës, sidomos në Durrës që është më i prekuri. Për ato banesa që janë të pabanueshme janë ofruar qendrat e hapura ose të mbyllura derisa të rehabilitohet situata”-tha Çako.

Të fundit