Flash News

KRYESORE

A jeni i gatshëm të uleni në dialog me Ramën, pas kërkesës nga Gjermania? Basha: PD i ka thënë ‘po’ propozimit të ndërkombëtarëve

A jeni i gatshëm të uleni në dialog me Ramën, pas

Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nëse është i gatshëm të ulet në dialog me kryeministrin Edi Rama, pas kërkesës së grupi kryesor i CDU/CSU në parlamentin gjerman për zgjidhjen e krizës politike në vend, në sajë të integrimit të Shqipërisë në BE.

Basha tha se PD i ka thënë ‘po’ propozimit të ndërkombëtarëve që më 9 qershor për zgjidhjen e krizës, por ka qenë Edi Rama ai që ka refuzuar.

“Ne nuk kemi qenë pengesa për dialog politik. PD dhe unë i kemi thënë ‘po’ propozimit të ndërkombëtarëve që më 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, angazhimin e faktorit ndërkombëtar është Edi Rama, sepse donte të kapte pushtetin lokal.

Pra, bëjani këtë pyetje Ramës pse ka refuzuar ofertën e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës?”, u shpreh Basha.

Të fundit